I kërcënoi policët se do t’i largoj nga puna, arrestohet i dyshuari

PUBLIKUAR

Mbrëmë në Pejë është arrestuar një person, pasi ai dyshohet se nuk i është bindur urdhrave të Policisë që të ndalet me veturë “derisa është vetaksidentuar”.

I njëjti, sipas raportit të Policisë, i ka kanosur zyrtarët policorë se do t’i largoj nga puna.

I dyshuari pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Pejë 03.09.2022 – 05:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor për tu ndalur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar, derisa është vet aksidentuar. I dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë se do i largoj nga puna. Të dyshuarit pasi i është ofruar tretmani mjekësor dhe pas  intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në  mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...