Jasharaj pas takimit me Osmanin: Greva vazhdon, Presidentja tha do të ‘interesohem’ për kërkesat

PUBLIKUAR

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, është deklaruar për media pas takimit me Presidenten Vjosa Osmanin, raporton Express.

Jasharja ka deklaruar se ia kanë bërë të qarta edhe një herë kërkesat e tyre Osmanit, nga e cila kanë marrë premtime se do të interesohet për këtë çështje.

Sipas tij, Osmani u ka kërkuar që ta ndërpresin grevën.

“Në takim me presidenten paraqitëm kërkesat tona, të cilat edhe ajo tha se janë legjitime. Ne e lutem presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj në mënyrë që të ndikojë që të ulemi për të diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë për realizimin e kërkesave tona. Qeveria mund të japë ndihma për punëtorët dhe ne i gëzohemi kësaj, por kërkesat tona janë tjera. E vlerësoj angazhimin e presidentes, por për fat të keq greva do të vazhdojë”, ka deklaruar Jasharaj para gazetarëve.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...