Të enjten pritet të votohet Thaçi për president

PUBLIKUAR

Ethet për sagën e zgjedhjes së presidentit t ë ri të Kosovës, sipas të gjitha gjasave do të përfundojnë të enjten, ku pritet të dal në votim për të parin e shtetit emri i shefit të PDK-së, Hashim Thaçi.

Një burim i afërt me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i ka thënë Telegrafit se “të enjten kryhet kjo punë, do të zgjidhet presidenti”.

Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i pyetur se kur do të përfundoj vizita e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa në Londër, ai ka theksuar se “Kryeministri pritet të vijë në Kosovë sonte vonë në mbrëmje ose gjatë ditës së nesërme”.

Ndryshe, nesër, në ora 14:00, do të jetë vazhdimi i seancës parlamentare të së premtes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...