PSG-ja nuk dorëzohet, e kërkon transferimin e Skriniarit në janar

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini raportohet se nuk ka hequr dorë ende nga Milan Skriniari.

Klubi francez tentoi transferimin e tij nga Interi në afatin kalimtar të verës, por nuk ia doli dhe lojtari do të vazhdojë qëndrimin te klubi italian – transmeton Gazeta Express. PSG thuhet se kishte ofruar deri në 70 milionë euro.

Megjithatë, sipas “L’Equipe”, Skriniar mbetet në radarin e PSG-së dhe klubi do të tentojë sërish transferimin e tij në afatin kalimtar të dimrit.

Por, Interi nuk pritet që të marrë një ofertë të ngjashme edhe në afatin kalimtar të janarit, pasi kontrata e sllovakut po shkon drejt skadimit.

Kontrata aktuale e 27-vjeçarit me “Nerazzurrët” skadon më 30 qershor 2023.

Kësisoj, ish-mbrojtësi i Sampdoria do të mund të negociojë me klubet e interesuara që nga janari i vitit tjetër e tutje.

Chelsea dhe Tottenham Hotspur raportohej se ishin dy klubet tjera të interesuara për Skriniarin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...