E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar se kryeministrja serbe, Ana Brnabiq do të vizitojë veriun e Republikës së Kosovës të hënën e javës që po vjen.
Nga kjo “zyrë” kanë thënë se këtë vizitë të kryeministres e kanë bërë publike 72 orë përpara, siç thuhet në marrëveshjen për vizita zyrtare, raporton Gazeta Express.


