Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, pasi Qeveria e Kosovës bllokoi pagat për grevistët.
Jasharaj ka thënë se janë pajtuar për takim me Presidenten Osmani, derisa ka uruar që t’i shohë si palë të barabarta, raporton Express.


