Asociacioni i Komunave mban takim urgjent, kritikon MF-në për mosekzekutim të pagave

PUBLIKUAR

Asociacioni i Komunave të Kosovës po mban një takim urgjent, pasi Ministria e Financave nuk ka ekzekutuar pagat për sektorin publikë.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se si kryetar komunash, kanë pritur që Qeveria të mundësonte që më 1 shtator të fillonte mësimi, por se ka munguar komunikimi dhe dialogu.

“Nga sot, nga këtu apelojmë që të gjenden të gjitha rrugët që të zhvillohet dialogu mes Qeverisë dhe BSPK-së, në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe greva të përfundojë, dhe që të gjitha institucionet të kthehen në normalitetin dhe punën e tyre”, tha Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë takim foli edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili tha se duhet të paditen përgjegjësit për mosekzekutim të pagave.

“Duhet padi për përgjegjësit që nuk i kanë ekzekutuar pagat. Qeveria nuk do të guxojë të mos ekzekutojë pagat, sepse ne nuk kemi dorëzuar lista në Qeveri, e as që na ka thënë të dorëzojmë lista”, u shpreh Lladrovci.

Megjithatë, Lladrovci tha se i kanë treguar Qeverisë se nuk mund t’i dorëzojnë listat, pasi vetë zyrtari që i bën listat është në grevë.

Edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se mesazhi i tij dhe i kolegëve të tij duhet të jetë që Qeveria dhe BSPK të ulen sa më parë dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...