Petkoviqi i rri gati Kurtit pasi bëri thirrje serbëve t’i ndërrojë targat: Po i fsheh problemet me rrymë

PUBLIKUAR

Petar Petkoviq, drejtori në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”, në Serbi, ka thënë të enjten se “Albin Kurti po i kërcënon serbët për të ndërruar targat KM në mënyrë që ta fsheh dështimin në fushën e energjisë”.

“Kosova në situatë katastrofike në fushën e energjisë”, ka thënë Petkoviq, raporton Radio Televizioni i Serbisë, transmeton Express.

Sipas tij “serbët nuk duhet t’i nënshtrohet presionet”, thotë se “do të luftojnë për targat KM”, duke i injoruar kështu targat zyrtare RKS.

Deklarata e kryenegociatorit serb, vjen pak orë pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka xhiruar një video në serbisht ku i fton serbët e Kosovës që të ndërrojnë targat.

“Fakti që Albin Kurti regjistron video materiale në serbisht gjatë gjithë ditës, dhe Xhelal Sveçla fotografohet për rrjetet sociale në veri të Kosovës nën mbulesën e natës, nuk do ta fshehë faktin se Prishtina është në prag të një kolapsi energjetik”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka shtuar se “Prishtina po dëshiron ta paraqesë Veriun si kriminal”, sipas tij kjo bëhet “për ndërhyrje”, në atë pjesë të Kosovës.

Ndërkohë të enjten, Lista Serbe përmes një kumtese, ka thënë se “Sveçla dhe njësitë e tij speciale janë vizitorë të padëshiruar në Veri”. /Express

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...