Trajneri aktual i Italisë, Antonio Conte, thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Chelsean.
Skuadra londineze është duke kërkuar trajner për edicionin e ri.
Mes shumë emrave që janë përmendur në kohën e fundit, është edhe ai i Antonio Contes që aktualisht është përzgjedhës i Italisë.
Sipas medieve angleze trajneri italian tashmë ka marrëveshje me klubin e Roma Abramovich.
Në listë ishte edhe emra i Max Allegrit që tani është trajner i Juventusit. /Telegrafi/


