Massimo Ferreri: Do ta shesim Mustafin

PUBLIKUAR

Germany v Portugal: Group G - 2014 FIFA World Cup Brazil

 

Sampdoria e ka të qartë se thuajse nuk ka gjasa që ta ndal Shkodran Mustafin, i cili po kërkohet nga shumë klube, sidomos pas pjesëmarrjes së tij në Botëror me Gjermaninë. Kampioni botëror pritet të ndërrojë mjedis gjatë këtij afati kalimtar.
Veçmas klubet gjermane janë shumë të interesuar për mbrojtësin shqiptar. Por, klubi që dëshiron ta pronësojë atë, duhet t’u paguajë italianëve rreth 15 milionë euro dëmshpërblim, thotë presidenti i Sampdorias, Massimo Ferreri.

“A është në shitje Mustafi? Për momentin po. Nëse arrin në klubin tonë një ofertë prej 15 milionë eurosh, çka do të bëj? Do ta shes dhe do t’i blej dhjetë futbollistë të tjerë të rinj, që mund të bëhen si Mustafi”, deklaroi ai për “Il Secolo XIX”./lipjaninews.info/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...