Vjen edhe një dorëheqje pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona, raporton Express.

Sipas SHKK’së, dorëheqja e Gashit ka ardhur si akt moral, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale

Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“ Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, si akt moral jep dorëheqje  Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, z. Ali Gashi. Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pas këtij rasti, ka dhënë dje dorëheqje edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...