Milani do të jetë edhe i LeBron Jamesit

PUBLIKUAR

Një fond investimesh nga Los Angelesi, i cili e ka pronësinë e klubit të njohur amerikan të bejsbollit, New York Yankees, është i gatshëm të investojë në Milan.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Financial Times”, i cili zbulon se grupi amerikan “Red Bird”, është i gatshëm ta marrë në dorë klubin italian qysh në javët në vazhdim, përcjell “Gazeta Express”.

Yankees janë në pronësi të familjes Steinbrenner dhe të Main Street Advisors, një kompani me seli në Los Angeles, e cila prej investitorëve të saj i ka edhe yllin e NBA-së, LeBron James, producentin e njohur muzikor, Jimmy Iovine dhe reperin Drake.

Edhe ata, pra, sipas zërave të “Financial Times”, do të bëhen aksionatë të Milanit të Gerry Cardinale.

Ai punon me dekada me New York Yankees, ndërsa është edhe njëri prej investitorëve të parë të lindjes së kanalit sportiv rajonal të skuadrës, YES Network.

Ky kanal pritet t’i transmetojë edhe ndeshjet e Milanit, shkruan “Gazeta Express”.

Investitorët e rinj kanë premtuar se klubin Kuqezi do ta çojnë në majat e futbollit evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...