Ronaldos i erdhi dita, më në fund e refuzon një klub

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo po e kalon një verë të turbullt, derisa po e kërkon një klub të ri pasi ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester United.

Ylli portugez dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe një mundësi të tillë s’ia jep klubi aktual, i cili s’arriti të kualifikohej në këtë garë.

Në dy muajt e fundit u tha se disa klube e hodhën poshtë mundësinë e transferimit të 37 vjeçarit, edhe pse ai iu vetëofrua atyre përmes menaxherit të tij, Jorge Mendes, shkruan “Gazeta Express”.

Por, tash ka ardhur koha që edhe pesë herë fituesi i Topit të Artë ta refuzojë një klub.

Bëhet fjalë për Napolin, i cili ditëve të fundit shprehu interesim për shërbimet e tij.

Por, mediumi italian “Corriere dello Sport” raporton se ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit nuk dëshiron të transferohet në klubin italian, duke e pasur parasysh se klubi “Azzurro” ka pak mundësi të bëjë rrugë të gjatë në Evropë përpos kalimit eventual të fazës së grupeve, që do të ishte maksimumi për këtë klub.

Në mendjen e Ronaldos duket se qëndron Chelsea, një tjetër klub i interesuar për shërbimet e tij.

Për momentin, trajneri Thomas Tuchel po bën rezistencë karshi kryesisë së klubit pasi nuk e sheh ekipin e tij duke luajtur për “CR7”, shkruan “Gazeta Express”.

Megjithatë, “Blues” janë në kërkim të një sulmuesi dhe në fund, veterani i sulmit mund të përfundojë pikërisht në “Stamford Bridge”.

Ronaldo i ka edhe dy ditë kohë për të vendosur për të ardhmen e tij, derisa largimi nga “Teatri i Ëndrrave” duket të jetë i pashmangshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...