Zyrtare: Ish lojtari i Milanit nënshkruan për West Ham

PUBLIKUAR

West Ham ka kompletuar nënshkrimin me Lucas Paqueta nga Lyon

Skuadra e Premier Ligës ka paguar 51 milionë funte për brazilianin, i cili ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me opsion për zgjatje edhe 12 muaj.

Paqueta – i cili do ta mbajë numrin 11 në fanellë – tha: Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu. Shpresoj që është fillimi i një udhëtimi të kënaqshme. Shpresoj që të jem i suksesshëm këtu.

“Sezonin e kaluar, West Ham pati një sezon shumë të mirë dhe shpresoj që ata ta vazhdojnë edhe shumë e shumë sezone të tilla me mua në klub”.

“Jam shumë i lumtur që do ta veshi fanellën e West Hamit dhe t’i tregojë tifozëve çfarë mund të bëjë, t’i ndihmojë shokët e skuadrës dhe klubin tim”. /GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...