Benzema ia siguron Real Madridit fitoren e tretë radhazi në La Liga

PUBLIKUAR

Real Madridi ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në La Liga, nga po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka shënuar fitore në udhëtim te Espanyoli, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “RCDE Stadium” ka përfunduar me rezultatin 1:3.

Vinicius Junior (12′) dhe Karim Benzema (88′, 90+10′) shënuan golat e fitores për “Los Blancos”, teksa golin e vetëm për vendasit e shënoi Joselu (43′).

Real Madridi pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe është lider në tabelë, kurse Espanyoli është në pozitën e 16-të me vetëm 1 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...