Dua Lipa duket provokuese në kostumin e zi me çarje të shumta

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke shijuar këto ditë disa ditë të mira pushimi në Ibiza.

E shoqëruar nga shoqëria dhe anëtarë të familjes së saj, 27-vjeçarja është duke kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Shumë prej momenteve të këndshme, ajo nuk heziton që t’i ndajë me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët janë mbi 86 milionë vetëm në këtë platformë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Së fundmi, interpretuesja e hitit “New Rules” publikoi disa fotografi të reja, në disa prej të cilave shfaqej mjaft provokuese.

E veshur me një kostum të zi me prerje të shumta, Dua u kujdes që të vërë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo shquhet për fizikun e saj të skalitur, i cili vjen si rezultat i përkushtimit të saj në aktivitetet fizike dhe joga.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në vazhdimësi, Lipa i azhurnoi fansat e saj duke publikuar edhe disa fotografi të tjera, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në bregdetin spanjoll. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...