Klopp: Vazhdimisht jemi duke punuar për transfere të reja

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp e ka bërë të qartë sot së Liverpool janë të gatshëm për të bërë transferime të reja deri në mbyllje të afatit të verës

Trajneri i Reds vazhdimisht ka thënë së nuk ka nevojë për transfere të reja në Anfield këtë verë, por gjatë konferencës për shtyp të premten ai u pa që e ka hapur derën për transfere të reja deri në fund të afatit kalimtar.

“Nuk e di! Siç mund ta imagjinoni, ne jemi duke punuar vazhdimisht në këtë fushë. Ne kemi forlur për arsyet pasi që ndonjëherë kjo gjë nuk ndodh; ndonjëherë janë kontrata të shtrenjta, ndonjëherë nuk është lojtari i duhur. Ne po punojmë dhe do të shohim nëse do të ndodh ose jo. Nuk e di!”, tha Klopp kur u pyet në konferencë për shtyp për blerjet e reja.

Liverpool ka bërë tri blerje të mëdha këtë verë, duke sjellur sulmuesit Darwin Nunez dhe Fabio Carvalho, si dhe tinejxherin – mbrojtës anësor, Calvin Ramsay. Por me 10 lojtarë që për momentin janë të lënduar – përfshirë katër mesfushorë – ka bërë që ata të shikojnë për përforcime në mesfushë këtë verë, me lojtarë si: Jude Bellingham, Nicolo Barella dhe Moises Caicedo si emra në listën e tyre.

Kjo ka bërë që ata mos të fitojnë në tri xhirot e para të Ligës dhe kjo është hera e parë që Liverpool ka dështuar që të fitojë tri ndeshjet e para të sezonit që nga fundi i Luftës së Parë Botërore.

Reds do të shikojnë – apo presin – ti kthehen fitoreve këtë vikend ku ata do të luajnë kundër Bournemouth në Anfield nesër pasdite (e shtunë). /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...