Grabovci në Hagë, viziton ish-krerët e UÇK-së

PUBLIKUAR

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka vizituar sot ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Gjykatën Speciale.

Grabovci ka thënë se vizitën në Hagë e ka realizuar në shoqërinë e Frederik Kalajn, kryepriftin e Kishës Shqiptare në Detroit.

“Të fortë, të relaksuar dhe të bindur ne triumf të drejtësisë e ri-konfirmimit të pastërtisë se luftës çlirimtare”, ka shkruar ai në Facebook.

Grabovci nuk tregoi detaje të takimeve që ka realizuar në Hagë.

Postimi i plotë:

,,Ne shesh-betejën për drejtësi”

Ndonëse për mua nuk ishte hera e parë që përjetova krenarinë e mërzinë, ndjeva mallin e lavdinë për shokët që na mungojnë shumë, jashtë çdo thënie e përshkrimi. Por kësaj radhe ishim bashk me Frederik Kalaj, kryepriftin e kishës shqiptare në Detroit (SHBA) dhe me shokun tim të Burgut, ish të Burgosurin politik, aktivistin e paepur të çështjes kombëtare z.Xhevat Ademin, të cilët këtë vizitë e bënë edhe me të veçantë.

Të fortë, të relaksuar dhe të bindur ne triumf të drejtësisë e ri-konfirmimit të pastërtisë se luftës çlirimtare.

Siç e tha me shumë emocion krye-prifti Kalaj, lufta mbrojtëse ndaj popullatës civile, pa dallime feje, partie e etnie është vlera ma e madhe e luftës sonë. Këtu beteja është, jo për individet, por për të ardhmën e gjithë kombit.

Kemi fituar beteja e beteja, do e fitojmë edhe ketë, si komb të bashkuar

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...