Bashkurti: Zgjedhja e Thaçit president, e dobishme për Kosovën

PUBLIKUAR

Diplomati shqiptar, Lisen Bashkurti u ka bërë thirrje liderëve të partive politike në Kosovë që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhin problemet.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ tha se rruga e vetme më e drejtë, më e shpejtë dhe pa kosto për tejkalimin e krizës është inicimi sa më parë i dialogut politik midis palëve.

Por, sipas tij, dialogu nuk mund të bëhet me kushte në fillim të tij dhe nuk mund të paragjykohet në rezultatet e pritshme të tij.

Bashkurti, duke folur në zgjedhjen e presidentit, ka thënë se në momentin politik e ndërkombëtar që kalon Kosova, zgjedhja e Hashim Thaçit president është e domosdoshme, e drejtë, e arsyeshme dhe shumë e dobishme për Kosovën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të saj. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...