Klubi i njohur italian ia mësyn Mërgim Berishës

PUBLIKUAR

Mërgim Berisha është në kërkim të klubit të ri pasi është vënë në listën e shitjeve nga ana e Fenerbahçes.

Sulmuesi kosovar nuk e tregoi veten sa duhet në Stamboll dhe tash i ka bërë valixhet gati, në kërkim të një destinacioni të ri.

Sipas mediave italiane, interesim për futbollistin e lindur dhe të rritur në Gjermani ka shfaqur Sampdoria, shkruan “Gazeta Express”.

Klubi nga Genova e sheh 24 vjeçarin si zëvendësues ideal të Manuel De Lucas, i cili u operua së fundmi dhe do të mungojë gjashtë muaj.

Berisha kishte shkëlqyer në fanellën e Salzburgut duke i realizuar 16 gola në 38 paraqitje, prej tyre edhe në Ligën e Kampionëve.

Ai vlerësohet 5 deri në 6 milionë euro nga Fenerbahçe, ndërsa Sampdoria synon ta marrë atë në formë huazimi me obligim blerjeje pas një viti, pasi e sheh atë si një profil interesant, për moshën dhe për karakteristikat.

Berisha është një sulmues i parë klasik, i fortë fizikisht, por mund të angazhohet edhe në krahun e djathtë, ndërsa posedon karakteristika ndryshe nga sulmuesit e tjërë që i ka në dispozicion trajneri Giampaolo, shkruan “Gazeta Express”.

Interesim për Berishën kanë shfaqur edhe Leeds United në Angli dhe Stuttgarti në Gjermani.

Berisha i ka zhvilluar 10 ndeshje me U-21 të Gjermanisë, ndërsa e kishte shënuar një gol. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...