Aubameyang mund të bëhet me klub të ri sot

PUBLIKUAR

Pierre-Emerick Aubameyang mund të bëhet me klub të ri sot.

Sulmuesi gabonez do t’i bëjë valixhet gati dhe do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj jave.

Chelsea dhe Barcelona do të jenë në kontakt edhe një herë sot në tentim për ta arritur marrëveshjen me ish-futbollistin e Borussia Dortmundit dhe të Milanit, shkruan “Gazeta Express”.

Kështu, eksperienca e sulmuesit afrikan në “Camp Nou” po merr fund shumë shpejt pas konkurrencës së fortë që ekziston në sulmin katalunas.

Opsioni Juventus ka rënë në ujë për lojtarin, ndërsa së fundmi flitet për një interesim eventual të Manchester United për shërbimet e ish-sulmuesit të Lyonit, i cili po ashtu nuk arriti të linte gjurmë në “Camp Nou”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...