Të shtëna me armë në një aheng familjar në Skenderaj

PUBLIKUAR

Mbrëmjën e së mërkurës ka pasur të shtëna me armë në një aheng familjar në Skenderaj.

Policia njofton se pas pranimit të informatës, në rrugën “Osman Geci” është identifikuar vendi ku ishin dëgjuar të shtënat dhe në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistolet me gas te llojit, një karikator dhe tetë gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F.S., 47 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...