Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 94-të, në të cilën ka miratuar 24 vendime.

Në këtë mbledhje është themeluar Komisioni Ekzekutiv për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Po ashtu janë ndarë 41 milionë euro për mbështetjen e qytetarëve në tejkalimin e krizës energjetike.

Më poshtë gjeni të gjitha vendimet e marra në këtë mbledhje:

Themeluam Komisionin Ekzekutiv për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndamë 41 milionë euro të zotuara për mbështetjen e qytetarëve në tejkalimin e krizës energjetike, dhe gjysmë milion euro për Avokaturën Shtetërore.

Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, morëm vendim për vazhdimin e mbështetjes nga Qeveria, për qëndrimin e gazetarëve ukrainas në Republikën tonë.

Nga sot garantimi i qasjes në ujë të pijes, brenda të gjitha institucioneve dhe hapësirave publike të tyre, është obligim.

Për të forcuar zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, miratuam udhëzimet administrative për Autoritetet përgjegjëse për realizimin e të drejtave të fëmijës; dhe Këshillin për të drejtat e fëmijës.

Me Koncept Dokumentin për Art dhe Kulturë, po vendosim themele të qëndrueshme për zhvillim të pandalshëm të fuqisë kreative të vendit tonë.

Miratuam pesë projektligje për marrëveshje financiare dhe dy projekt-rregullore.

Morëm vendime për shpronësim për interes publik të disa pronave dhe shpallem me interes të veçantë publik disa të tjera, të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore.

Aprovuam nismën për lidhjen e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, mamive, farmacistëve dhe veterinerëve në nivel të vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunimin Regjional, brenda kornizës së Procesit të Berlinit.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...