E thumboi lidhur me operacionet plastike, Tayna i reagon Feros

PUBLIKUAR

Fero është njëri nga reperët më të komentuar të estradës shqiptare.

E së fundi ai është futur në një ‘live’ në ‘TikTok’, bashkë me personazhin e rrjeteve sociale, Kozakun, shkruan lajmi.net.

Gjatë bisedës, Kozaku u shpreh se reperja, Tayna është dobësuar shumë.

Përgjigjja e Feros ishte thumb ndaj reperes, lidhur me operacionet plastike.

“Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, por a ka ndonjë operacion të ri.”, u shpreh Fero në ‘live’.

E nuk mungoi edhe një reagim i Taynës ndaj Feros, përmes një thëni

”Më kritiko kur të arrish në nivelin tim. Deri atëherë, thjesht mund të më admirosh.”, janë fjalët që ka përdorur reperja e të cilat u morën si kundërpërgjigje për Feron./Lajmi.net/

 

SHIKO MË SHUMË

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...