Qeveria merr vendim përsëri për t’a “kontrolluar” çmimin e naftës e benzinës

PUBLIKUAR

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar unanimisht plotësim-ndryshimet e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve tjera.

Në fjalën e tij para ministrave, kryeministri Kurti lexoi këtë pikë për “plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ numër 03/ 2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse, ky plotësim ndryshim vije si vazhdimësi e masave mbrojtëse për konsumatorët dhe operatorët ekonomik të rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës”.Ndërsa, në fjalën e saj, para se të hidhej në votim kjo pikë, ministrja Rozeta Hajdari i rekomandoi Qeverisë që të miratojë plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve.

Ajo tha se përcaktimi i rregullimit të çmimit maksimal ishte në fuqi deri më 24 korrik 2022.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...