Ka përfunduar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Pas takimit rreth dy orësh, Escobar nuk pranoi të flasë për mediat.
I njëjti mbrëmjen e sotme do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë.
Emisari amerikan, në Prishtinë qëndron bashkë përfaqësuesin special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.


