Arrestohen pesë persona për “trafikimi me qenie njerëzore dhe dhunim”

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe dhunim.

Nga pesë të dyshuarit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka njoftuar se janë identifikuar dy viktimat e trafikimit të moshës së mitur, të cilat “janë duke marrë trajtimin sipas procedurave standarde për personat ne trafikuar”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz në vazhdën e aktiviteteve të saj për ta parandaluar dhe luftuar trafikimin me njerëz, përmes hetuesve kompetent nga Sektori qendror i hetimeve në tri ditët e fundit pas hetimeve të zhvilluara me prokuroritë përkatëse, ka zhvilluar dy operacione dhe ka arrestuar gjithsej pesë (5) persona të dyshuar m/kosovar për kryerjen e veprave penale si: Trafikim me Njerëz, Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe veprës penale të Dhunimit. /Nga pesë (5) personat e arrestuar dy (2) nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre (3) janë liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me rastet në fjalë janë të identifikuara edhe dy (2) viktima të trafikimit të moshës së mitur, të cilat po marrin shërbimet dhe trajtimin sipas procedurave standarde për personat e trafikuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...