Ministri Mehaj shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit rezervë të FSK-së

PUBLIKUAR

Bledar Bujupi, ushtar rezervë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërruar jetë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj – i cili njëkohësisht ka shprehur ngushëllime për këtë humbje.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë. Në këto çaste të dhimbjes, ju shprehim ngushëllime familjes Bujupi dhe të gjithë të afërmeve të të ndjerit”, ka shkruar Mehaj në Facebook, të martën.

“Humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionin tonë, këto momente mund t’i përballojmë vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit. Ngushëllime”, përfundon postimi. /Express

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...