Ronaldo e injoroi keq legjendën e Liverpoolit para derbit të madh anglez

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo njihet si një futbollist mjaft i urryer për tifozët e Liverpoolit falë eksperiencës së jashtëzakonshme që e pati tek rivali i tyre, Manchester United.

Dhe, rivaliteti duket se ka kaluar edhe në mes të legjendave, shkruan “Gazeta Express”.

37 vjeçari në fakt e ka injoruar keq legjendën e “Reds”, Jamie Carragher teksa shkoi për t’ju folur legjendave të “Djajve të Kuq”, Gary Neville e mbi të gjitha Roy Keane.

Derisa Carragher, i cili aktualisht punon si analist në “Sky Sports”, iu afrua “CR7” për të biseduar me të, portugezi e injoroi atë duke i thënë se nuk ka kohë dhe vazhdoi tek Keane, për të shkuar më pas drejt fushës së blertë.

Natyrisht, Ronaldo iu hakmor ish-mbrojtësit anglez për komentet e tij të së kaluarës në drejtim të portugezit.

Kjo video është bërë virale, derisa Carragherit kolegët me shaka i thanë se ndoshta herën tjetër do t’i ndalej Ronaldo për ta përshëndetur dhe për të diskutuar me të, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe pse Man Utd e fitoi derbin e madh anglez, 2:1, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e pati një ditë të mirë pasi u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 86-të, në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...