Limaj: Në gjurmët e lirisë janë emrat e krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

PUBLIKUAR

Kryetari i Nisma Social Demokrate , Fatmir Limaj, ka folur për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai ka thënë se është i vetëdijshëm për anën shpirtërore të prindërve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, të Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve, por u shpreh i bindur se krenaria e tyre është më e madhe.

“Kjo dhimbje është e brendshme, por jam i bindur që krenaria është më e madhe. Krasniqi e ka një jetë në shërbim të vendit, kanë jetuar me rreziqet. Edhe këta shokët e tjerë, familjet e tyre janë mishëruar në rrugëtimin e lirisë”, ka thënë Limaj në ATV.

Limaj poashtu foli për takimin me babanë e Thaçit.

“Me e pa prindit e shokut të luftës është njëjtë si me pa prindin tënd. Jam i bindur që ai kur na ka parë neve e ka parë një pjesë të historisë së djalit të tij. Kemi ndenjur gjatë dhe kemi shkëmbyer kujtime, ka qenë një takim shumë emocional dhe krenar”.

“Ai është kryelart, krenar për fëmijën e vet, krenar për djalin e tij. Historia e Kosovës, çdo gjë, ka shenja dhe emrat e tyre. Askush s’mund ta ndryshoj këtë histori. Krejt çka ka arritur Kosova në këto vjet, edhe në gjurmët e lirisë janë emrat e këtyre njerëzve që janë në Hagë dhe shumë të tjerëve që janë në Kosovë”, u shpreh Limaj, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...