Burri denoncon gruan se shau Presidentin

PUBLIKUAR

Një burrë në Turqi ka denoncuar bashkëshorten për një sharje që kjo e fundit ka lëshuar gjatë kohës kur në televizion është shfaqur presidentit Erdogan.

Gazeta proqeveritare turke “Yeni Safak” shkruan se personi në fjalë e kishte paralajmëruar të shoqen se do ta akuzonte publikisht nëse ajo vazhdonte ta shante Erdoganin gjatë kohës kur shihnin lajmet në televizorin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në Torbali, një zonë në brigjet e Egjeut. 40-vjeçari e ka regjistruar të shoqen ndërsa shante presidentin në shtëpinë e saj.

Ai e ka çuar regjistrimin në gjykatë, ndërsa më pas e shoqja i ka kërkuar divorcin pas tre vitesh martesë.

“Do të denoncoja edhe tim atë nëse do ta dëgjoja të shante presidentin”, është shprehur burri.

Në Turqi, opozita ka prezantuar së fundmi një raport, sipas të cilit të paktën 1500 persona janë denoncuar nga avokatët e Erdoganit për shpifje.

Mes të denoncuarve figurojnë gazetarë, studentë, madje edhe një prej fitueseve të konkursit Miss Turqia./Shekulli/

SHIKO MË SHUMË

IKShPK: Kujdesuni për të moshuarit, mos i lini fëmijët në veturë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar...

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...