Vdes 7 vjeçari nga Gjakova, ra në kontakt me rrymën

PUBLIKUAR

Një 7 vjeçar nga Gjakova ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Gjakovën, Sheremet Elezaj i cili tha se fëmija ishte duke u trajtuar në spital.

“Me datën 21.02.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë. Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, thuhet në konfirmimin e Elezajt.

Tutje, ai bëri të ditur se trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...