Barcelona e ka mundur Real Sociedadin me rezultat 4-1 sonte duke e siguruar fitoren e parë në La Liga për këtë sezon në xhiron e dytë. Lewandowski (1’, 68’), Dembele (66’) dhe Ansu Fati (79’) shënuan për Barcelonën, kurse për Real Sociedad golin e vetëm e shënoi Isak (6’)
Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit në La Liga për natën e sotme, ajo në mes të Real Sociedadit dhe Barcelonës, të cilën e kanë fituar mysafirët me rezultat 1-4.
Barcelona e filloi shumë furishëm këtë ndeshje duke shënuar që në 45 sekondat e para. Balde bëri një pasim të mirë për Robert Lewandowskin e ku polaku finalizoi për mrekulli golin e parë.
Mirëpo, vendasit u kthyen shumë shpejt në lojë.
Isak do të barazonte rezultatin që në minutën e gjashtë duke barazuar shifrat shumë shpejt të këtij takimi.
Ferran Torres e pati mundësinë e radhës për të shënuar për Barcelonën në minutën e 24-të por topi përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës kundërshtare.
Merino i Sociedadit erdhi të rasti tjetër për gol, por ter Stegen priti goditjen e tij.
Rasti i fundit në pjesën e parë ishte ai i veteranit David Silva (44’). Ai bëri një goditje të fuqishme por ter Stegen bëri një pritje brilante.
Real Sociedad do të shënonte një gol në minutën e 53-të por pas rishikimit me VAR doli që është në pozitë jashtëloje.
Tre minuta më vonë Gavi i Barcelonës bëri një goditje të mirë por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja e Sociedadit.
Merino (59’) i vendasve prapë ishte afër shënimit të një goli, por edhe pse mundësia ishte e mirë ai bëri një goditje të dobët e të cilën e priti pa problem ter Stegen.
Pas këtij rasti Barcelona do ta shënonte një gol të bukur pas një aksioni të bukur. Ansu Fati, që bëri një lojë shumë të mirë sonte, pasoi me thembër të Ousmane Dembele që shënoi një gol të bukur në minutën e 66-të për rezultatin 1-2.
2 minuta më vonë ishte përsëri Ansu Fati në rolin e asistuesit, por kësaj radhe golashënues ishte Robert Lewandowski që shënoi golin e tij të dytë personal sonte.
Ansu Fati, padyshim prej më të mirëve sonte, e shënoi edhe golin e katërt për Barçën.
Kësaj radhe ishte Robert Lewandowski që asistoi për spanjollin kurse ky bëri një finalizim perfekt për të shënuar gol në minutën e 79-të.
Minutat në vazhdim nuk prodhuan ndonjë aksion nga asnjëra skuadër dhe Barcelona arrin një fitore të madhe në udhëtim në xhiron e dytë të La Ligës.
Kjo fitore e dërgon Barcelonën në vendin e pestë me katër pikë, ndërkaq Real Sociedad mbetet me tri pikë, të cilat i fitoi kundër Cadizit në ndeshjen e parë.
Në xhiron e tretë të La Ligës, Real Sociedad luan si mysafirë i Elches, kurse Barcelona do të këtë punë në Camp Nou kundër Valladolidit. /GazetaExpress/


