Kurti e dënon sulmin e rusëve ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainas kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.

“U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës në emër të Kurtit.

Ndër tjera thuhet se Ministria e Mbrojtjes së Kosovës është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.

“Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...