Arjola Demiri iu kundërpërgjigjet atyre që kanë dyshime për mëmësinë e saj: Jam nënë dhe baba

PUBLIKUAR

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, e ka rrëfyer disa herë historinë e saj të trishtë të jetës.

Veçanërisht gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, aktorja tropojane ka treguar vështirësitë e të qenurit nënë dhe baba për fëmijët e saj, pasi ajo jeton e ndarë nga ish-bashkëshorti me të tre fëmijët.

Por pavarësisht kësaj, ajo duket se ende përballet me pyetje të tipit se “si ia del”, dhe për të gjithë ata që shprehin dyshime mbi këtë, Demiri u përgjigj së fundmi përmes një video në TikTok dhe Instagram.

Foto: Arjola Demiri/Instagram

Aktorja e filmit “I love Tropoja” publikoi një video-selfie, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar: “Kur je edhe nënë edhe baba vet”.

Përgjatë videos, dëgjohet një zë në anglisht që citon: “Unë vërtet mund të them se e dua të qenurit nënë, por gjithë ditën vëlla? Jam gati të bëhem një baba tani”.

E sqarimin përfundimtar ajo e dha në mbishkrimin e videos në Instagram, ku Arjola shkroi: “Kur i zë halli njerëzit a kaloj kohë me fëmijët e mi! Ju them: Nga mami kthehem në babë, që të mos duket e vështirë”.

 

Krejt kjo duket se vjen në sajë të disa komenteve që ajo ka marrë në rrjetet sociale, ku disa ndjekës e pyesnin se si e gjen kohën të jetë me fëmijët e saj, kur bën kaq shumë pushime. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...