Grenell lajmërohet menjëherë për të komentuar pas bisedimeve në Bruksel

PUBLIKUAR

Ish-emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është lajmëruar menjëherë për të komentuar bisedimet e sotme në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Grenell ka dashur të bëjë një rikujtim se kryeministri Kurti sipas tij ka refuzuar çdo ide të presidentëve amerikanë që u janë dhënë Kosovës raporton Express.

“Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët e SHBA-së i kanë dhënë Kosovës. Presidentë demokratë dhe republikanë. Ky është një fakt”, ka shkruar Grenell.

Pas 5 orë bisedime në Bruksel, mes Kurtit dhe Vuçiqit nën ndërjmetësimin e BE-së, nikoqiri i takimit Josep Borell, në konferencë për media tha se palët s’kanë arritur marrëveshje sa i përket çështjes së targave dhe dokumenteve.

Borell tha se pret nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë diskutimet para 1 shtatorit kur hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...