Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:30 në rrugën “Motrat Qiriazi” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet F.A (M/K), i moshës 22 vjeçare.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ’’ me dënim burgimi prej 90 ditësh, njofton Klan Kosova.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.


