Bernardo Silva mbetet në Man City

PUBLIKUAR

Pavarësisht thashethemeve që e lidhin atë me një lëvizje te Barcelona, ​​duket se Bernardo Silva do të mbetet te Manchester City.

Me vetëm dy javë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës, gjigantët anglezë kanë përjashtuar një shitje të mundshme duke qenë se ylli portugez është një nga lojtarët më të mirë të Pep Guardiolës.

City kurrë nuk ka qenë plotësisht i interesuar për të shitur Silvën, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Guardiola e bëri të qartë në fillim të verës se klubi nuk do të mbante një lojtar që nuk donte të qëndronte.

Këto deklarata erdhën pasi u bë e ditur se Barcelona ishte e interesuar për nënshkrimin e portugezit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...