Adnan Januzaj mund të punojë me Frank Lampardin, ka oferta edhe nga Amerika

PUBLIKUAR

Adnan Januzaj ka mbetur pa klub që kur u nda nga Real Sociedadi, pasi i përfundoi kontrata me klubin spanjoll.

Futbollisti kosovar nuk ka gjetur ende ambient të ri edhe pse është lojtar i lirë që nga 1 korriku.

Fillimisht u spekulua se mesfushori ofanziv anësor do të përfundonte në Itali, por nuk kishte diçka më konkrete.

E tash, mediat italiane njoftojnë se përfaqësuesi belg mund të rikthehet në futbollin anglez, ku kishte luajtur për Manchester Unitedin dhe për Sunderlandin.

Pra, lojtari i krahut të djathtë mund të punojë nën drejtimin e trajnerit të ri, Frank Lampard.

Januzaj e njeh mirë Premierligën dhe nuk do ta kishte të vështirë të përshtatet dhe të ambientohet në klubin nga Liverpooli.

E ndërkohë, ish-futbollistin e Borussia Dortmundit e pëlqejnë edhe Sevilla në Spanjë dhe Genoa në Itali.

27 vjeçari megjithatë më shumë do ta pëlqente një rikthim të mundshëm në Angli.

Ndër të tjera, për të spekulohet se interesim kanë shfaqur edhe klubet amerikane të ligës MLS. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...