Norwich arrin fitoren e parë në Championship, barazon Burnley i Muricit

PUBLIKUAR

Norwich City ka arritur që ta fitojë ndeshjen e parë në Championship, duke e mposhtur më shumë vështirësi skuadrën e Huddersfield Town

Skuadra e Milot Rashicës e ka arritur këtë fitore me vështirësi të mëdha, me Rashicën që luajti në këtë ndeshje si zëvendësues i Cantwell për më shumë së 10 minuta.

Danel Sinani ishte figura kryesore e kësaj ndeshje, pasi që asistoi dhe shënoi për Norwich duke ia dhënë atyre fitoren e parë dhe duke i larguar nga fundi i tabelës.

Sinani asistoi në golin e parë kur pasoi për Sargentin që shënoi gol në minutën e gjashtë.

Sinani do të bëhej protagonist me gol vetë në këtë ndeshje duke shënuar gol në minutën e 16-të.

Skuadra mysafire do të mbetej me një lojtarë më pak pasi që në minutën e tretë të pjesës së dytë me karton të kuq u Less i Huddersfieldit.

Megjithatë, mysafirët ia dolën mirë edhe me një lojtarë më pak dhe arritën që ta hapin këtë takim duke shënuar gol në minutën e 81-të me anë të Jones.

Dy minuta më vonë Rashica do të hunte në lojë por duke mos bërë ndonjë diferencë dhe në fund Norwich në fiton ndeshjen e parë në Championship duke u ngritur në vendin e 16 me 4 pikë.

Ndeshjen e ardhshme skuadra e Rashicës e zhvillon kundër Milwall po ashtu në shtëpi.

Në anën tjetër, skuadra e Burnley e portierit të Kosovës, Aro Muric ka barazuar me rezultat 1-1 kundër Hull City. Aro luajti tërë ndeshjen në këtë ndeshje duke bërë disa pritje kruciale. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...