Vdes babai i dy dëshmorëve nga Gjilani, Haradinaj ofron ngushëllime

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ofruar ngushëllime familjes Ademi nga Bresalci i Gjilanit për vdekjen e Musli Ademit. Ai ka qenë babai i dy dëshmorëve të kombit, Fatmir dhe Blerim Ademi.

Haradinaj thotë se prindër si Musliu, kanë qenë më meritorët për lirinë e Ksoovës pasi rritën fëmijët e tyre në frymën kombëtare. Ai u ka ofruar ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Musli, nga Bresalci i Gjilanit, babai i dy dëshmorëve të kombit, Fatmir dhe Blerim Ademi. Prindërit e Heronjve, janë më meritorët për lirinë e Kosovës. Ndër breza ata kanë lindur, rritur dhe edukuar fëmijë në frymën kombëtare. Ngushëllime familjes Ademi, miqve dhe bashkëluftëtarëve!”, shkruan Haradinaj.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...