Grafit tjetër për Mustafën në Prishtinë (Foto)

PUBLIKUAR

Një grafit i ri është shfaqur sot në qendër të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Rexhep Luci” tek kinemaja ABC, ku protagonist është kryeministri Isa Mustafa.

Grafiti shpërfaq portretin e Mustafës me mbishkrimin Wanted si dhe me mesazhet ”seksist, i korruptuar dhe shumë të tjera”, njofton Klan Kosova.

Më herët në grafite ishte portretizuar edhe presidentja Atifete Jahjaga , zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe javën e kaluar edhe kryeministri Isa Mustafa u shpërfaq në një të tillë në qytetin e Pejës.

Më së shumti reagime pati ngjallur grafiti për Jahjagën i cili ishte konsideruar si seksist.

 

SHIKO MË SHUMË

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...

IKShPK: Kujdesuni për të moshuarit, mos i lini fëmijët në veturë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar...

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...