Buffon hap zemrën, ja cilat ekipe e kishin kërkuar në Angli

PUBLIKUAR

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se skuadrat e Ligës Premier, Arsenal, Manchester United dhe Manchester City kanë provuar që ta transferojnë.

Tani në moshën 38 vjeçare, Buffon ka treguar për një takim të tijin me Arsene Wengerin në vitin 1998.

Buffon kishte vendosur të qëndroj në Itali dhe kaloi nga Parma te Juventusi në vitin 2001.

“E mbaj mend kur isha 20 vjeç dhe u takova me Arsene Wengerin dhe drekuam së bashku”.

“Kur isha te Parma, Manchester United ma kishte vënë syrin dhe trajner ishte Fergusoni”.

“Të themi të drejtim. Ofertën më të drejtpërdrejtë e kam pasur nga Manchester City. Ata dëshironin ta fillonin aventurën e tyre duke marrë tre apo katër lojtarë. Unë isha një nga ta. Kjo ndodhi në vitin 2007 ose 2008”.

Buffon deri më tani ka zhvilluar 550 ndeshje me Juventusin dhe është një nga legjendat e këtij klubi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...