Klopp godet Barcelonën: Nëse nuk do kisha para s’do të shpenzoja asgjë

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpool është bërë menaxheri i fundit që ka thënë se ai nuk e kupton mënyrën së si po vepron në treg pa para këtë verë gjiganti katalunas

Barcelona ka shpenzuar shumë këtë verë saqë tifozët janë befasuar, duke pasur parasysh problemet e tyre të mirë dokumentuara financiare.

I hutuar nga aktiviteti i tyre në transfere është edhe Jurgen Klopp.

Trajneri i Liverpool, i cili ka qenë trajner edhe i Robert Lewandowskit gjatë kohës së tij në Borussia Dortmund, ka thënë se ai është i befasuar së si është duke i bërë këto shpenzimet skuadra katalunase. Këto komente ai i ka bërë në një intervistë për Kicker.

Klopp konfuz nga shpenzimet e Barcelonës

“Nuk e kuptoj si shpenzon Barcelona”, tha Klopp. “Nëse ju me thoni se unë nuk kam para, nuk shpezojë asgjë më shumë. Kjo me ka ndodhur dy herë në të kaluarën kur e kisha kartën e kreditit”.

“Po e shikoj këtë si një tifozë futbolli, nuk e kuptoj”.

A është Barcelona në rrezik?

“I vetmi klub që unë e njoh se ka shitur stadiumin dhe të drejtat tjera paraprakisht ishte Borussia Dortmund”, shtoi Klopp.

“Aki Watzke hyri në lojë në sekondat e fundit dhe shpëtoi gjithçka dhe nuk e di nëse ka një Aki Watzke në Barcelonë”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...