Berlusconi: Milani mund të kualifikohet në LK, Juve e fiton titullin

PUBLIKUAR

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, parashikon një ndeshje shumë të vështirë ndaj Napolit dhe shpreson që Mario Balotelli të jetë vendimtar.

Rossonerët do të ndeshen me Partenopei në San Paolo, ndërsa Vesuvianët kërkojnë kthimin në krye të tabelës pas barazimit të Juventusit.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë… Napoli është i motivuar, pasi po vjen pas dy humbjesh, në të cilat luajtën mirë dhe nuk kishin fat”.

“Ata do të luajnë ndaj një publiku të jashtëzakonshëm në San Paolo që do t’i shtyjë drejt fitores. A mund të kualifikohet Milani në Ligën e Kampionëve. Vetëm nëse fitojmë prej tash deri në fund”, ka theksuar Berlusconi përRadio Onda Libera.

Ai është pyetur edhe për favoritin për titullin e Serie A, ndërsa përgjigja ishte: “Juve, ata janë shumë të baraspeshuar, kanë mbrojtje të shkëlqyer dhe janë të qëndrueshëm në rezultatet e tyre”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...