Policia Kosovës ka njoftuar se nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar.
Raporti plotë nga Policia;
Fsh. Gadime e Ulët, Lipjan 14.08.2022-23:09. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar.
Njësitet policore gjithashtu kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.