Haradinaj: Janë dy fusha që kërkojnë reforma për kompletimin e sistemit të sigurisë

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se janë dy fusha që kërkojnë reforma institucionale për të kompletuar sistemin e sigurisë nacionale dhe rendit e ligjit në Kosovës.

Sipas Haradinajt, janë transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës dhe Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve – BNH.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Reforma institucionale për kompletimin e sistemit të sigurisë

Janë dy fusha që kërkojnë reforma institucionale për të kompletuar sistemin e sigurisë nacionale dhe rendit e ligjit në Kosovë.

1. Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës

Ku përfshihet ndryshimi i misionit, mandatit, detyrave, përgjegjësive, numrit të pjesëtarëve, buxhetit, pajisjeve dhe infrastrukturës;

2. Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve –BNH

Që do të jetë mekanizëm i sistemit të drejtësisë penale të Republikës së Kosovës, i vendosur te Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të jetë i specializuar për të hetuar krimet; të ketë homologun e vet në Departamentin e Hetimeve në Policinë e Kosovës, që do të ketë emër të ngjashëm – Policia BNH; si dhe në sistemin gjyqësor – Departamenti Gjyqësor për Rastet Penale nën Juridiksionin e BNH-së.

BNH do të jetë përgjegjëse për luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë.

Programi ynë për këto reforma është i bazuar në nevojat e domosdoshme për funksionalizimim e sigurisë nacionale dhe rendit e ligjit në Kosovë.

Do të hartojmë dhe miratojmë infrastrukturën e duhur ligjore e kushtetuese për të realizuar reformat në këto fusha. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...