Një foshnje në Neonatologji po trajtohet me COVID-19

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK) ka njoftuar se 52 pacientë janë në trajtim në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 19 pacientë dhe një në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në klinika e Pediatrisë janë duke u trajtuar dy pacientë.

Ndërsa në klinikën e Gjinekologjisë, dy pacientë, atë të Neonatologjisë, një foshnje dhe në mjekim Intensiv Qendror janë duke u trajtuar dy raste.

Ndërkaq, në spitalet e komunave të Kosovës janë të shtruar gjithsej 25 pacientë.

“Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Prizrenit, 3 pacientë, Spitali i Pejës, 9 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...