Mërgimtarët po presin deri në dy orë e gjysmë në Merdar

PUBLIKUAR

Në vendkalimet kufitare me Serbinë edhe sonte janë regjistruar pritje të gjata të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, raporti i orës 22:09, pritjet më të gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë janë regjistruar në pikën kufitare në Merdar, ku bashkatdhetarët tanë po presin deri në dy orë e gjysmë për të kaluar kufirin në dalje të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë, pritje deri në një orë ka vetëm në Jarinë, kurse në vendkalimet e tjera pritet prej 05 deri në 20 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Për të përcjellur në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës klikoni KËTU. /Telegrafi/

J

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...