Hasani: Në Kosovë ka depërtim të radikalizmit fetar

PUBLIKUAR

Profesori i sociologjisë së religjionit, Ismail Hasani, në vazhdën e debatit që po zhvillohet  ditëve të fundit në lidhje me mbajtjen e shamisë në shkolla, ka thënë se shoqëria në Kosovë është shoqëri multietnike dhe fetare dhe që përkatësia e brendshme fetare nuk shpërfaqet përmes pamjes së jashtme dhe formave të ekspozimit.

Hasani ka thënë se nxënësit në moshën 16 vjeçare i përkasin një moshe të ndjeshme, prandaj siç thotë ai, nuk është e denjë për të imponuar veshjen dhe uniformën fetare.

Sipas tij, përmes udhëzimeve administrative të tilla çdo parti politike tenton të joshë elektoratin e vet.

Ai ka për RTV Dukagjini thënë se ka depërtim të radikalizmit islamik në Kosovë, e që ky vend nuk është i pa ekspozuar nga islami politik ose nga regjionet tjera që bashkërendohen me elitën politike.

Sipas tij, ky debat mbi këtë çështje ka ardhur si pasojë e një kakofonie të pashpjegueshme, debat për të cilin sipas tij kanë diskutuar njerëzit që nuk kanë kompetencë për të folur për këtë problematikë.  /Dukagjini/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...